75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Cardi B pozon me të bijën për revistën “Vogue”, flet për tradhtinë e bashkëshortit

Ajo ringjalli dashurinë me burrin e saj, i cili e kishte tradhtuar, Offset, në fillim të këtij viti pasi njoftoi ndarjen e tyre në dhjetor 2018.  

Dhe Cardi B tashti ka zbuluar pse zgjodhi për t’i dhënë një tjetër shans martesës tyre dhe se si vendimi i saj u pa me shumë urrejtje, transmeton Indeksonline. 

27-vjeçarja i shpjegoi të gjitha këto për Vogue që del në janar të vitit 2020 se ajo jo vetëm që u lut, por edhe që priftërinjtë kishin ardhur në shtëpinë e tyre për të ndihmuar të mësonin se si të falnin.  

“Kur unë dhe burri im u futëm në çështjet tona, ju e dini, ai mashtroi dhe gjithçka” dhe unë vendosa të qëndroja me të dhe të punonim së bashku me të, shumë njerëz ishin aq të mërzitur me mua, shumë gra ndiheshin të zhgënjyera nga unë, shprehet ajo. 

“Por kjo është jeta. Nëse e doni dikë dhe ndaloni së qeni me ta dhe ju jeni në depresion, kurse mediat sociale po ju thotë të mos flisni me atë person sepse ai mashtroi, nuk jeni vërtet i lumtur nga brenda”. 

Më tej ajo sqaroi se kishte një vështirësi me vendimin e saj për të rindërtuar marrëdhëniet e tyre pasi shumë nga ndjekësit e saj në mediat sociale ndjeheshin “të zhgënjyer nga ajo”. 

“Ai është aty për gjithçka. Unë jam aty për gjithçka. Kështu që kur mashtroni, po tradhtoni personin që ka pjesën më të madhe tënden. Pse do ta bëje atë? Ne kemi arritur në një mirëkuptim të qartë”. 

Reperja e njohur mbuloi ballinën e revistës me vajzën e saj 16-muajshe, Kulture Kiari.  

Ajo mahniti me një fustan të kuq nga koleksioni “Michael Kors Collection” prej 3.900 dollarësh dhe kombinoi  pamjen me këpucë me taka “Jimmy Choo”, që kapin vlerën e 600 dollarëve.

Kujtojmë se Cardi dhe bashkëshorti i saj filluan lidhjen në fillim të vitit 2017 dhe njoftuan fejesën e tyre në tetor të po këtij viti. 

Sidoqoftë, u zbulua më vonë se ata ishin martuar fshehurazi në shtator 2017 gjatë një ceremonie private në dhomën e tyre të gjumit.

Cardi dhe Offseti mirëpritën vajzën, Kulture Kiari Cephus në korrik të 2018-s. 

Nëna e re njoftoi në dhjetor të 2018-s në mediat sociale se ajo ishte ndarë nga burri i saj pas romancës jashtëmartesore që Offseti kishte pasur. 

Sidoqoftë, Offseti bëri përpjekje të ndryshme publike për të pasur përsëri gruan e tij gjatë javëve të para të vitit 2019 dhe në shkurt ata u panë të merrnin pjesë në çmimet “Grammy” së bashku. 

Ata të dytë u ngjitën bashkë në skenë për të marrjen çmimit të Cardit për “Best Rap Album”./Indeksonline/