75 Mall Live Search
20:54 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / MSH

Cardi B sjell në jetë fëmijën e katërt

Cardi B ka lindur fëmijën e saj të katërt, të parin me të dashurin e saj, Stefon Diggs.

Reperja 33-vjeçare e cila njoftoi se priste fëmijën e katërt në shtator, konfirmoi lajmin e madh në Instagram të enjten.

Krijuesja e hitit “Bodak Yellow” priti në jetë një djalë javën e kaluar.

Cardi B është po ashtu nënë e tre fëmijëve që i ndan me ish-partnerin Offset.