10:07 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Cardi B sulmon komentatoren politike !

Reperja e famshme ka reaguar pas ngacmimit të komentatores konzervative politike , Tomi Lahren.

“Duket se Cardi B është mendja e fundit më gjeniale e Demokratëve”- ka shkruar Lahren në llogarinë e saj në “Twitter”.  Edhe pse u deshën disa ditë që reperja të reagojë në këtë postim, ajo i’a ka kthyer duke i thënë : “ Më lërë të qetë, përndryshe do të të zvarriti sikur qen”.

Kjo ‘luftë’ virtuale nuk ka përfunduar me kaq. Këto të dyja kanë vazhduar me kundërpergjigjje ndaj njëra tjetrës, ku Cardi nuk hezitoi ta thërras komentatoren edhe raciste.

Cardi poashtu ka ndezur ballinat e portaleve këtë javë duke folur kundër presidentit Donald Trump./Indeksonline/