17:41 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Cardi B u dërgon pije mjekëve dhe infermierëve të New York-ut, që po ndihmojnë të prekurit me Covid-19

Cardi B po bën pjesën e saj për tu siguruar që profesionistët mjekësorë që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët të marrin ushqimin e nevojshëm ndërsa punojnë 12 orë në ditë.

Reperja dhuroi 20,000 shishe OWYN – një pije me bazë ushqimore vegane, me bazë në spitalet e zonës së New York-ut për stafet e tyre mjekësore dhe ekuipazhet e ambulancave. Ajo donte të ndihmonte punëtorët që, në shumicën e rasteve, as nuk marrin një shans për të ngrënë gjatë ndërrimeve të tyre.

Cardi kishte disa problem shëndetësore të saj kohët e fundit, duke zbuluar të enjten mbrëma se ajo humbi 6 kilogram në vetëm disa ditë pas problemit me stomak.

Cardi ishte gjithashtu një nga të famshmit e parë që i kushtoi vëmendje koronavirus para se të goditej fort, duke u thënë fansave se kjo do të bëhej “reale”.

Sa i përket pijeve OWYN që ajo po i dhuron, produkti është 100% me bazë bimore dhe pa qumështore, soje, gluten, vezë, kikirikë, arrë peme, peshk ose butak.

Kështu, Cardi bashkohet me një listë të gjatë të yjeve për të ndihmuar rreth COVID-19, përfshirë Jeff Bezos , i cili  dhuroi 100 milionë dollarë për të ushqyer ata që kanë nevoë./Indeksonline/