Cardiff City del me deklaratë zyrtare pas zhdukjes së lojtarit të tyre
Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, i cili pak ditë më parë kishte firmosur për ekipin e Premier League-s, Cardiff City nga Nantes , dyshohet se ka humbur jetën bashkë me pilotin teka udhëtonte me një avion “Piper Malibu” nga Francë në drejtim të Anglisë.
Avioni me të cilin ai po udhëtonte ka humbur kontaktet me zyrën e kontrollit pak orë pasi është nisur nga Franca. Avioni nuk la më gjurmë pranë farit të Kasketës në kanalin e La Manshit. Mediet britanike raportojnë se avioni sipas të gjitha gjasave është rrëzuar në det.

Pas këtij lajmi me të vërtetë tronditës klubi i Cardiff City ka dalur me një deklaratë publike, ku shkruan:
“Ne jemi tronditur kur dëgjuam lajmin se avioni ishte zhdukur. Ne prisnim që Emiliano të mbërrinte mbrëmë në Cardiff dhe sot do të ishte dita e tij e parë me ekipin.
“Pronari ynë, Tan Sri Vincent Tan dhe kryetari, Mehmet Dalman, janë të gjithë të shqetësuar për situatën.
“Ne e morëm vendimin e parë këtë mëngjes për të ndaluar trajnimet e skuadrës, stafit menaxhues dhe të gjithë klubit, duke u lutur të gjithë për Emilianon dhe pilotin.
“Të gjithë ne në Cardiff City FC dëshirojmë të falënderojmë tifozët tanë dhe të gjithë familjen futbollistike për mbështetjen e tyre në këtë kohë të vështirë.
“Ne vazhdojmë të lutemi për lajme pozitive”. /IndeksOnline/