75 Mall Live Search
14:33 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / H F

Carl Bildt: Procesi për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor ishte shumë i ngadaltë, por një fije shprese po shfaqet me Malin e Zi

Ish-kryeministri dhe ministri jashtëm suedez, Carl Bildt, i cili është edhe njohës i politikave në Ballkanin Perëndimor, pas samitit të djeshëm në Tivat BE-Ballkani Perëndimor tha se një fije shprese po shfaqet për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian.

Ai kritikoi këtë proces duke e cilësuar si “shumë të ngadaltë”.

“Ishin jo më pak se 33 vjet më parë kur BE hapi për herë të parë perspektivën e anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor. Procesi ka qenë shumë i ngadaltë, për ta thënë butë, por në samitin në Tivat po shfaqet një rreze shprese, me mundësinë reale që Mali i Zi të bëhet anëtar në vitin 2028”.