75 Mall Live Search
08:26 / E Mërkurë, 08 Prill 2026 / OSH

Carla Bruni tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj, në Gjykatë

Carla Bruni u shfaq larg imazhit të saj të zakonshëm joshës, teksa ishte në krah të bashkëshortit të saj, Nicolas Sarkozy, në gjykatën e apelit në Paris të martën.

Ish-modelja u paraqit me një pamje të thjeshtë, duke mbajtur grim minimal, një kostum të zi dhe atlete të bardha, ndërsa hyri në Pallatin e Drejtësisë nën shoqërinë e forcave të policisë. Në duar mbante vetëm syzet e diellit dhe telefonin celular.