Carlo Ancelotti refuzon ofertën marramëndëse nga Arabia Saudite

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka qënë cak i spekulimeve të shumta gjatë muajve të fundit.
Tekniku italian është raportuar se ka marrëveshje me Brazilin, për ta marr detyrën e trajnerit të kombëtares gjatë vitit 2024, pasi ti skadoj kontrata me klubin mbretëror, shkruan IndeksOnline.
Pavarësisht këtyre spekulimeve, Ancelotti e ka mohuar disa herë këtë lajm, siç e bëri edhe disa ditë më parë.
Së fundi, “Dario AS”, raporton se trajneri i Real Madridit ka refuzuar një ofertë shumëmilonshe nga Arabia Saudite.
Ancelotti raportohet të ketë marrë një telefonatë nga një përfaqësues i PIF (i cili zotëron katër nga klubet më të mëdha në Arabinë Saudite, duke përfshirë Al-Nassr të Cristiano Ronaldos) për t’i ofruar atij postin e trajnerit të një klubi saudit, në këmbim të një oferte shumëmilionëshe. Megjithatë, italiani e refuzoi qasjen.
E ardhmja e Ancelottit është e sigurtë se do të jetë një pikë diskutimi gjatë sezonit të ardhshëm, veçanërisht me kontratën e tij që do të përfundojë pas një viti. Megjithatë, vëmendja e tij e vetme do të jetë te Real Madridi dhe përpjekjet e tyre për një fushatë të suksesshme./IndeksOnline/