75 Mall Live Search
14:44 / E Premte, 25 Prill 2025 / G T

Carlo Ancelotti zbulon emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen finale ndaj Barcelonës

Skuadra e Real Madridit nesër (e shtunë) luan finalen e madhe të Copa del Rey ndaj Barcelonës.

Trajneri Carlo Ancelotti ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen finale, shkruan Indeksonline

Pothuajse të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë ndeshje, përveç Camavingas që u lëndua ditë më parë.

Lajm i mirë është rikthimi i David Alabas, i cili u lëndua – por që është i gatshëm për këtë ndeshje.

Po ashtu edhe Mendy bën pjesë në këtë listë dhe raportohet se pikërisht ai do të jetë startues në krahun e majtë të mbrojtjes.

Kujtojmë që ndeshja nis nga ora 22:00 të shtunën dhe zhvillohet në stadiumin e klubit të Sevillas./Indeksonline/

Image