75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 26 Gusht 2025 / SH

Carlos Alcaraz befason të gjithë me kokën e rruar, arsyeja është befasuese

Carlos Alcaraz debutoi në US Open me një fitore në tre sete ndaj Reilly Opelka. Por më interesante se kjo ishte arsyeja që e ka shtyrë atë të rruante kokën për këtë turne.

“Doja t’i prisja flokët para US Open sepse mendova se ishin shumë të gjata. Papritmas u gjenda vetëm me vëllain tim, i cili mori makinën e rrojës, por bëri një gabim. Kështu që e vetmja zgjidhje ishte t’i rruja plotësisht dhe kjo është ajo që bëra. Të them të drejtën, nuk ishte një qethje e mirë flokësh. Në fakt, ishte e çuditshme të shihja veten pa asnjë qime në kokë”, ka zbuluar tenisti i famshëm/Indeksonline/