75 Mall Live Search
10:09 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / L A

Carlos Alcaraz bën parashikimin e tij për ecurinë e Alexander-Arnoldit te Reali

Ylli spanjoll i tenisit, Carlos Alcaraz ka bërë një parashikim se si do të shkojë ecuria e Trent Alexander-Arnoldit te Reali.

Është fantastike që e kemi atë në Real Madrid”, tha Alcaraz për BBC  Sport përpara se të luante në Queen’s këtë javë. “Jam shumë i sigurt se ai do të jetë më i miri mbrojtës i majtë në botë”.

Ai nuk luajti si titullar në asnjërën nga ndeshjet e Anglisë, me Thomas Tuchel që preferonte Curtis Jones dhe Kyle Walker  në pozicionin e tij të preferuar në mbrojtësin e djathtë.

Megjithatë, Alcaraz është i bindur se Alexander-Arnold së shpejti do t’ua vërtetojë dyshimeve të tij se e kanë gabim, sapo të vendoset në skuadrën e Realit.

Alexander-Arnold u prezantua si lojtar i Madridit javën e kaluar dhe mbajti një fjalim në spanjisht të rrjedhshëm.

Disa tifozë të Liverpoolit u zemëruan nga fjalimi, duke pretenduar se ishte provë se Alexander-Arnold kishte planifikuar të largohej nga Anfield për njëfarë kohe, pavarësisht se priti deri muajin e kaluar për të njoftuar vendimin e tij.

Por Alcaraz mbeti i impresionuar dhe bëri shaka se mezi pret të flasë me Alexander-Arnold në gjuhën e tij amtare në të ardhmen.

“Nëse e takoj një ditë, do të flas me të në spanjisht”, tha Alcaraz.

“Spanjishtja e tij është goxha, goxha e mirë. Më habiti kur e dëgjova. Nuk është e lehtë kur je përpara një klubi të ri, presidentit të ri, shokëve të rinj të ekipit, të gjithëve të rinj”, shtoi Alcaraz./IndeksOnline/