75 Mall Live Search
21:54 / E Diele, 06 Korrik 2025 / G T

Carlos Alcaraz kualifikohet në çerekfinale të Wimbledonit

Carlos Alcaraz vazhdon rrugëtimin e tij në Wimbledon. Tenisti spanjoll ka kaluar me sukses sfidën ndaj rusit Andrey Rublev, duke fituar me rezultat 3:1 në sete.

Pas një ndeshjeje të fortë dhe intensive, Alcaraz tregoi forcën dhe qëndrueshmërinë e tij për të siguruar një tjetër kualifikim të rëndësishëm në turneun prestigjioz, shkruan Indeksonline

Në çerekfinale, ai do të përballet me britanikun Cameron Norrie, i cili do të ketë mbështetjen e publikut vendas në këtë duel të shumëpritur. Spanjolli synon që ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar./Indeksonline/