Carlos Tevez nis një karrierë të re, emërohet trajner i skuadrës së re

Carlos Tevez e ka nisur karrierën si trajner. Ish-futbollisti i shumë skuadrave evropiane është emëruar trajner i ri i skuadrës argjentinase, Rosario Central.
Pak muaj nga pensionimi, Tevez ka vendosur të provojë veten në pozitë menaxheriale.

38 vjeçari do të provojë të nxjerrë nga kriza e rezultateve skuadrën e Rosarios që e ka nisur mjaft keq kampionatin në Argjentinë./Indeksonline/