Carragher e hapë debatin për ‘GOAT’ – Messi apo Ronaldo?!

Jamie Carragher ka hapur sërish debatin për lojtarin më të mirë në botë.
Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? – sipas legjendës së Liverpoolit është, Lionel Messi numër një, shkruan IndeksOnline.
“Unë kurrë nuk e kam ndryshuar mendimin tim. Mendoj si shumica. Kam shumë respekt për Ronaldon, por Messi është në një nivel tjetër”, ka thënë Carragher.

“Por, sigurisht tani më duken se janë të barabartë. Por kur shohim Topat e Artë, atëherë shihet se kush është më i miri”.
Ish-mbrojtësi i Anglisë tha se Ronaldo bën gjërat që të gjithë lojtarët mund t’i bëjnë, por sigurisht se portugezi i bën ato në një mënyrë më të mirë.
“Ajo që dua të them është se Ronaldo bën gjëra që të gjithë mund ta bëjnë. Por, ai i bën ato shpesh dhe ndryshe. Ai shënon shumë gola, por mendoj se Messi bën gjëra që dikush tjetër s’mund t’i bëjë”, përfundoi ish-futbollisti./IndeksOnline/