Carragher e shijoi më së miri ndeshjen mbrëmë, ishte i ftuar special në “murin e verdhë”

Skuadra e Borussia Dortmund arriti fitore minimale 1:0 mbrëmë ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Këtë ndeshje më së miri e shijoi legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher, shkruan Indeksonline
Ai ishte i ftuar special në “murin e verdhë” te ultrasat e klubit gjerman dhe qysh nga mëngjesi deri pas ndeshjes qëndroi me ta.
Anglezi tha se ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe se piu shumë birra së bashku me tifozët e Dortmundit.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes PSG-së dhe Dortmundit do të zhvillohet javën tjetër – ku do ta mësojmë edhe finalistin e Ligës së Kampionëve./Indeksonline/