75 Mall Live Search
09:33 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / G T

Carragher “godet” sërish Chelsean: Kanë fituar tituj të “Mickey Mouse” në këto dy sezonet e fundit…!

Legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher pati një debat me ish-futbollistin tjetër, Micah Richards në lidhje me Chelsean.

Në emisionin e famshëm në “CSB Sports Golazo”, Carragher “goditi” “blutë” e Londrës për mossukses edhe pse transferojnë lojtarë me shifra të larta, shkruan Indeksonline

Bisada mes Carragherit dhe Richardsit ishte kjo:

Richards: Chelsea po i trajton gjërat në një mënyrë tjetër

Carragher: A është Chelsea këtu për të transferuar lojtarë apo për të fituar tituj?

Richards: Ata sapo fituan dy!

Carragher: Tituj të “Mickey Mouse”, hajde…!

Richards: Ata mposhtën PSG-në, kampionin e Champions League.

Carragher: Ti sapo the se Chelsea nuk ka skuadër që të krahasohet me të tjerat. Si është e mundur kjo? Ata kanë shpenzuar rreth 2 miliardë funte.

Kujtojmë se Chelsea mbrëmë u mposht nga Bayern Muncheni me shifrat 3:1 në “Allianz Arena”./Indeksonline/