Carragher ka lidhur një inati me Chelsean: Ata s’do i kalojnë as grupet në Champions!

Legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher ka folur sërish fjalë negative për Kampionin e Botës për Klube, Chelsean.
Carragher ka parashikuar sezonin e bluve të Londrës, veçanërisht në UEFA Champions League, shkruan Indeksonline
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit mendon se ekipi i Enzo Marescas nuk do t’i kalojë as grupet në Ligën e Kampionëve.
“Një vlerësim i ashpër për Chelsean. Unë mendoj se Chelsea nuk kualifikohet nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve”, ishin fjalët e Carragherit
Carragher kohët e fundit po komenton shumë mbi situatën e Chelseat. Ai fillimisht kishte kritikuar Cole Palmerin për transferimin te “blutë” më pas u “ngul” në parashikimin e tij për Kupën e Botës për Klube./Indeksonline/