15:41 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

Carragher parashikon Euro 2024, vendos Shqipërinë në vendin e fundit

Legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher ka parashikuar Euro 2024 gjatë një interviste për The Telegraph.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit në grupin B, aty ku është Shqipëria e ka vendosur fanellën “kuqezi” në pozitën e fundit, shkruan Indeksonline

Derisa mendon se nga ky grup do të kualifikohet Spanja dhe Kroacia.

Kurse në finale çoi nikoqirin Gjermaninë dhe Francën, kjo e fundit sipas Carragher do të shpallet kampion i Europës për vitin 2024.

Kujtojmë që kompeticioni i Euro 2024 fillon nga 14 qershori i këtij viti./Indeksonline/