75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Carragher ”thumbon” Arsenalin: Nuk kam parë ndonjëherë një lider të tabelës, që nuk ka asnjë super yll në skuadër

Legjenda e Liverpulit, Jamie Carragher, ka ‘’thumbuar’’ skuadrën e Arsenalit, e cila aktualisht është lidere e Premierligës.

Pas 23 ndeshjeve të zhvilluara ‘’topçinjtë’’ kanë 50 pikë dhe janë katër pikë para Manchester Cityt, shkruan IndeksOnline.

Carragher gjatë analizës së tij ka thënë se nuk ka parë asnjëherë një skuadër e cila është lidere e tabelës në Premierligë, e cila nuk ka asnjë superyll në skuadër, një futbollist i cili mund ta bëjë diferencëmn në fushë, dhe i cili do të përfshihet në ekipin më të mirë të sezonit.

“Kur e keni parë ndonjëherë një ekip në krye të tabelës, i cili ka qenë në krye me gjashtë ose shtatë pikë, por nëse do të zgjidhnit ekipin më të mirë të Premier League deri tani, nuk do të kishit një nga lojtarët e tyre në katërshen e sulmit? Kjo nuk është normale, kjo nuk do të ndodhte kurrë.

Ekipi më i mirë në ligë do të kishte gjithmonë të paktën një, ndoshta dy lojtarë sulmues, në ekipin e sezonit. Arsenali nuk e ka këtë tani dhe kjo luan rol në faktin se ata nuk kanë një superyll të vërtetë në skajin e sipërm të fushës”, ka deklaruar Jemie Carragher./IndeksOnline/