11:40 / E Diele, 10 Tetor 2021 / LB

Carralluka i jep mbështetje masive kandidatit të NISMA-s për kryetar të Malishevës

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka zhvilluar një tubim me përkrahës të këtij subjekti në fshatin Carrallukë të kësaj komune.

Kastrati përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur i lumtur dhe i nderuar me pritjen madhështore që i është bërë nga banorët e këtij fshati, të cilët, sipas tij, kanë vendosur për të vazhduar me qeverisjen e mirë edhe në katër vitet e ardhshme.

Pothuajse në të gjitha takimet e Kastratit po merr pjesë edhe lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj i cili po kërkon nga qytetarët e Malishevës të mbështesin Kastratin për të parin e kësaj komune.

Postimi i plotë i Kastratit:

Carralluka e vendosur për fitoren e madhe më 17 tetor.

Jam tejet i lumtur dhe i nderuar me pritjen kaq madhështore që sonte na u bë nga banorët e fshatit Carrallukë, të cilët kanë vendosur për të vazhduar me qeverisjen tonë të mirë edhe për 4 vitet e ardhshme.

Me qytetarët e Carrallukës, do të punojmë bashkë dhe pa u lodhur, deri në jetësimin e plotë të projektit tonë për Malishevën Urbane.

Voto 119✔️