75 Mall Live Search
16:46 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Carrasco dhe Gaitan humbasin 8-0 në debutimin e tyre në Kinë!

Dalian Yifang, skuadra e re e ish lojtarëve të Atletico Madrid, Carrasco dhe Gatian, ka humbur 8-0 në ndeshjën e parë të ligës kineze kundër Shanghai SIPG.

Belgu dhe argjentinasi bënë debutimin në këtë ndeshje duke luajtur 90 minuta, por sic duket mbetet vetëm një ndeshje për tu harruar për dyshen.

Shanghai është një nga skuadrat më të mira në Kinë dhe e ka dëshmuar atë. Oscar ishte vecanërisht i suksesshëm. Ish-lojtari i Chelsea, i cili kohët e fundit thuhej se ishte afër nënshkrimit për Atleticon, bëri het-trik në këtë ndeshje. Hulk poashtu shënoi një gol nga penaltia. /IndeksOnline/

Temat: