Carrasco po rikthehet në Evropë, i jep fjalën ekipit të Premier Ligës
Ish futbollisti i Atletico Madrid Yannick Carrasco duket se i është mërzitur jetesa në Kinë.
Gjatë këtij afati kalimtarë emri i tij është lidhur me shumë skuadra të njohura evropiane, transmeton Indeksonline.
Sipas ‘Sky Sports Italia’, Carrasco dëshiron të nënshkruaj me një ekip nga Premier Liga. Tutje ata shkruajnë që belgu i ka dhënë fjalën ekipit të Arsenal.
Përveç Arsenal, në ligën angleze të interesuar për të ishte edhe ekipi i Manchester United.
Në Serie A ekipi i Milanos ishte i lidhur me belgun. Por dëshira e tij për të kaluar në Premier Ligë duket se ia ka shuar gjasat italianëve.
Carrasco për momentin po luan tek skuadra kineze Dalian Yifang./Indeksonline/