75 Mall Live Search
13:27 / E Martë, 15 Korrik 2025 / L A

Carreras prezantohet te Reali

Alvaro Carreras edhe zyrtarisht i është ribashkuar Real Madridit.

Mbrojtësi i majtë spanjoll, bëri transferimin e tij nga Benfica i cili shihet si një nga përforcimet e radhës te “Los Blancos”.

Reali pagoi shifrën e 50 milionë eurove për shërbimet e spanjollit, ku i cili nënshkroi kontratë deri në qershor të vitit 2031.

Ai gjatë ditës së sotme kreu edhe vizitat mjekësore, ku po ashtu edhe u prezantua.

Carreras, ka bërë rreth 52 paraqitje sezonin e kaluar me Benficën, ku shënoi 4 gola dhe 5 asistime./IndeksOnline/