Carrick dhe Solskjær në garë për stolin e United deri në fund të sezonit
Pas telasheve me rezultatet e fundit, Manchester United vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të përkohshëm.
Trajner që do ta udhëheqë skuadrën deri në fund të sezonit.
E dy emra që po luftojnë për këtë pozitë janë Michael Carrick dhe Ole Gunnar Solskjær.
Të dy ish-lojtarët e klubit edhe më herët kanë qenë pjesë e skuadrës në periudha të ndryshme.
Manchester United ndodhet në një moment vendimtar të sezonit dhe emërimi i trajnerit të përkohshëm konsiderohet hap kyç për objektivat e mbetura, si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.
Vendimi pritet të merret këto ditë./Indeksonline/

