Carrick: Shpresojmë që Shaw dhe Maguire të rikthehen ndaj Newcastle
Manchester United po kalon në një superformë që nga ardhja e Michael Carrick si trajner.
Ai në të gjitha ndeshjet e tij ka arritur 6 fitore dhe vetëm 1 barazim, duke e futur në listë si një nga favoritët që të jetë trajner i përhershëm.
Në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace ata patën dy lëndime të mëdha si ajo e Luke Shaw dhe Harry Maguire, me Carrick i cili tha se shpreson në rikthimin e të dyve për këtë ndeshje.
Kujtojmë se ndeshja ndaj Newcastles, luhet në “St.James Park” këtë fundjavë./IndeksOnline/

