Çartet Demba Ba: Pse më thua mua i zi, e jo këtij tjetrit i bardhë

Ndeshja në mes të PSG-së dhe Basaksehirit është ndërprerë për shkak se gjyqtari i katërt ka përdorur fyerje raciste ndaj një pjesëtari të stafit të klubit turk.
Në këtë rast shumë i zëshëm ka qenë Demba Ba që ka reaguar ndaj këtyre fyerjeve.
Ai i është drejtuar atij duke i kërkuar sqarime për këto fjalë.
“Pse më thua mu ai zi e jo këtij tjetrit i bardhë”, ka thënë Ba derisa po diskutonte me gjyqtarin. /IndeksOnline/