‘Çartet’ derbi Tottenham – Liverpool në pjesën e dytë

Trent Alexander Arnold ka shënuar golin e parë këtë sezon në Premier Ligë.
Mbrojtësi anglez realizoi kundër Tottenhamit për të dyfishuar avantazhin, vetëm 100 sekonda brenda pjesës së dytë.
Por reagimi ishte i shpejtë nga Tottenhami që shënoi vetëm 3 minuta më vonë me Piere Emile Hojbjerg për 1-2.
Mesfushori danez shënoi super gol nga jashtë 16-metërshi për të gjetur golin e parë në fanellën e Tottenhamit.
/Indeksonline/