“Çartet” Gattuso, për pak sa nuk i rrahu futbollistët e tij (VIDEO)

Valencia mbrëmë është mposhtur në shtëpi nga Barcelona me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka Shënuar Robert Lewandowski në minutat shtesë të takimit, shkruan IndeksOnline.
Por më së shumti pas kësaj ndeshje po flitet për trajnerin e Valencias, Genaro Gattuso.
Trajneri italian njihet për temperamentin e tij, dhe një moment i till është kapur nga kamerat gjatë ndeshjes me Barcelonën.
Në minutën e 70’të, teksa i erdhi topi, ai ndali lojën për të inkuadruar në lojë Castillejon dhe Laton.
Lojtarët po vonoheshin dhe atij i humbi durimi, teksa me nervozizëm i urdhëroi të nxitonin.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale./IndeksOnline/