“Çartet” Gazmend Muhaxheri, Vetëvendosjen e quan me mendësi të UDB-së!

Në Kuvendin Komunal të Pejës sot është mbajtur takimi i radhës. Në prezencën e Kryetarit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për disa pika për Komunën e Pejës.
Gazi është përballur me kritika nga grupi i asambleistëve të Vetëvendosjes kur temë diskutimi ishte shqyrtim-propozimi i këmbim pronave mes Komunës dhe disa qytetarëve për nevoja komunale.
Në një diskutim verbal me Berat Ganiqin e Vetëvendosjes, Muhaxheri i quan këta të fundit me mendsi të udbashëve, ndërsa shpjegon arsyetimin për pronën konkrete për të cilën po diskutohej./Indeksonline/