75 Mall Live Search
20:17 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Çartet Guardiola, tenton ta rrah tifozin e Liverpulit i cili e provokoi (VIDEO)

Pep Guardiola e ka përjetuar rëndë humbjen e Manchester Cityt nga Liverpuli në fundjavë.

Madje tekniku spanjoll ka tentuar të sulmoj fizikisht një tifoz të Liverpulit, i cili e takoi rrugës dhe e provokoi për humbjen e fundit, shkruan IndeksOnline.

Në një video e cila është bërë virale, shihet se si Guardiola tenton të sulmoj tifozin, por ndalet nga sigurimi.

Tifozi i Liverpoolit takoi Guardiolën në rrugë dhe i tha: “Qaj sepse humbe”.

Pep pasi dëgjoi fjalët e tifozit, ishte gati ta luftonte atë, duke i thënë: “A dëshiron të dish se si është të humbasësh?”./IndeksOnline/