75 Mall Live Search
10:00 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

“Çartet” Rodri, ka një kritikë për gjyqtarët: Pse s’po na lënë të fitojmë…!?

Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë barazoi 2:2 ndaj Tottenham Hotspurit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.

Mesfushori spanjoll, Rodri u paraqit në një intervistë pas ndeshjes dhe shprehi paknaqësitë te puna e gjyqtarëve, shkruan Indeksonline

“Nuk flas kurrë për gjyqtarët, e respektoj shumë punën e tyre. Por, janë dy ose tri ndeshje radhazi dhe nuk e di pse. E di që ne fituam shumë dhe njerëzit duket se ne nuk duam që të fitojmë, por gjyqtari duhet të jetë neutral. Kjo nuk është e drejtë”, tha Rodri për Stansport FC.

Goli i parë i shënuar nga Spursat po aludohet se ishte i padrejt, pasi Solanke goditi këmbën e mbrojtësit, Guehi./Indeksonline/