23:01 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / AR

“Çartet” Tuna, i drejton gishtin e mesit Putinit

Edhe pse ka pauzuar pak nga muzika, Tuna po arrin t’i mbajë ndjekësit afër me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Një platformë të cilën po e përdorë kohëve të fundit është ‘Tik-Tok’, duke sjellë video mjaftë interesante për fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo ndau një video teksa shihet e revoltuar duke drejtuar gishtin e mesit.

Tuna ka zgjedhur një muzikë në sfond gjatë videos e cila thotë: “F*ck off, f*ck you”, ndërsa në shkrimin krahas videos ka shkruar emrin e presidentit rus, Valdimir Putin.

Pas publikimit, Sejdiu e fshiu këtë video./Indeksonline/