Carvajal ”godet” rëndë Atleticon pas barazimit në Bernabeu
Dy skuadrat nga Madridi nuk arritën të merrnin pikë të plota në mbrëmjen e së shtunës.
Aletico Madridi dhe Real Madridi luajtën baras pa gola në ”Santiago Bernabeu” në kuadër të La Ligas.
Dhe mbrojtësi, Dani Carvajal ka kritikuar ashpër sistemin e lojës së Atleticos, transmeton IndeksOnline.
Atletico e dominoi pjesën e parë, por në pjesën e dytë dominimi iu rikthye Realit, pas inkuadrimit të Dani Ceballos.
”Për ata (Atleticon), një barazim është i artë”, tha Carvajal për gazetarët pas ndeshjes.
”Të gjitha skuadrat luajnë si të duan, por kur një skuadër që humbet kohën, ata nuk mund të fitojnë dhe se barazimi është rezultat i mirë për ta”.
Atletico u largua nga Bernabeu pa u mposhtur për herë të gjashtë radhazi, por Carvajal thotë se nuk mërzitet derisa titujt të vijnë në skuadrën e tij.
”Do të preferoja të mos fitoja ndaj Atleticos në Bernabeu dhe të vazhdojmë të fitojmë tituj”./IndeksOnline/