Carvajal jep detaje interesante rreth të ardhmes së tij

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal ka folur rreth të ardhmes së tij.
Në një intervistë për “Esquire”, spanjolli ka treguar edhe planet e tij ku synon që të rikuperohet në kohë për Botërorin e Klubeve, që mbahet në vitin që vjen.
Madje Carvajal, ka treguar edhe planet rreth të ardhmes së tij post-Real Madrid.
“Nëse ndonjëherë largohem nga Real Madrid, nuk do të luaj në Evropë”. “Nuk do të garoj kundër Real Madridit në Champions League apo në Spanjë. Joselu më thotë: Po të pres këtu. Unë po e ruaj vendin e mbrojtësit të djathë për ty”, u shpreh Carvajal.
Për Carvajal, ky sezon ka përfunduar pas një lëndimi tejet të rëndë që pësoi ndaj Villarrealit, ku kishte këputur ligamentet./IndeksOnline/