Carvajal jep sinjal për pensionimin e tij

Dani Carvajal padyshim është një legjendë e Real Madridit.
Që nga 2013 ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Madrilenëve”, ku ka fituar titujt të shumtë.
Mirëpo Carvajal, ka sinjalizuar se karriera e tij mund të vijë drejt fundit.
“Ka qenë një udhëtim i gjatë. Karriera ime sportive tashmë po i afrohet fundit. Shpresoj që jo, por duhet të jem realist”, shprehet Carvajal.
Spanjolli, nuk ka mundur të bëjë ndikim këtë sezon pas një lëndimi që kishte pësuar në tetor të vitit të kaluar ndaj Villarrealit dhe ka bërë vetëm 11 paraqitje./IndeksOnline/