Carvajal thotë si ishte i befasuar nga një mesazh i Diego Simeone

Dani Carvajal ka folur për herë të par pas lëndimit të rëndë që ka pësuar gjatë muajit tetor.
Mbrojtësi i Real Madridit ka këputur ACL-në dhe nuk do të luaj deri në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Spanjolli thotë se ka marrë shumë mesazhe mbështetëse gjatë kësaj kohe, por ishte i befasuar nga ai i trajnerit të Atletiko Madridit, Diego Simeone.
“Ishte nga Cholo Simeone. Një person që e do futbollin dhe që unë e admiroj shumë, përveç rivalitetit, natyrisht . Mendoni se ne ndajmë vizionin për të parë këtë sport me shumë emocione dhe e kujtoj atë mesazh si një moment të veçantë”, deklaroi Carvajal.
Ai po ashtu ka treguar se si po shkon rehabiliti nga lëndimi që pësoi.
“Tani praktikisht eci pa paterica, tani mund të bëj palestër, e biçiklet. Jam i lumtur. Kjo duhet konsideruar si diçka afatgjatë. Ndoshta kjo mund të më zgjasë karrierën për disa vite”, ka thënë Carvajal./IndeksOnline/