08:32 / E Premte, 27 Maj 2022 / OSH

Carvajal thumbon Salahun: Shpresoj të mos jetë e rëndë për të humbja e dytë

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka shtuar tensionin në luftën me fjalë me Liverpoolin, para takimit të tyre final të Ligës së Kampionëve, duke shpresuar që Mohammed Salahn të mund ta përballojë humbjen nga Real Madridri, në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet nesër.

Salah, që nga përcaktuesit e finalistëve, pati thënë se është koha për të korrigjuar humbjen 3-1 të Liverpool nga Los Blancos katër vjet më parë, kur egjiptiani u detyrua të largohej me një dëmtim në shpatull në pjesën e parë të lojës, pas një përplasjeje me Sergio Ramos.

“Është e vërtetë që kur humbet një finale të Ligës së Kampionëve, gjithmonë dëshiron të kesh një shans të dytë kundër të njëjtit ekip për t’i mundur. Le të shpresojmë se nuk do të jetë e rëndë për Salahn që të humbasë një finale të dytë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit”, tha Carvajal në një konferencë për media.

“Një sukses i 14-të i Ligës së Kampionëve mund të jetë më mbresëlënës i Realit”, shtoi tutje ai.

Real Madrid ka pasur një ecuri të vështirë për në finale, duke mposhtur Paris Saint-Germain, Chelsean dhe Manchester Cityn, në rrugë për në kryeqytetin francez.