10:11 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Carvajal thyen rekordin impresiv të Bales në ndeshjet hapëse në La Liga

Dani Carvajal e ka ndalur ecurinë e golave të parë të Gareth Bale në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në La Liga.

Uellsiani ka shënuar golin e parë në La Liga në secilin prej tre sezoneve të kaluara për Real Madridin.

Kjo ishte hera e parë që Carvajal shënoi golin e parë të madrilenëve në ndeshjen hapëse ndaj Getafes në Bernabeu, transmeton IndeksOnline.

Mbrojtësi shënoi gol pas topit të kthyer nga goditja e Bales.

Bale më pas e shënoi golin e dytë të Real Madridit me një goditje të fuqishme që portieri, Soria ndoshta edhe mund ta kisht epritur.

Ish-anëtari i Tottenhamit tani synon ta drejtojë Real Madridin drejt sukseseve në mungesë të Cristiano Ronaldos, i cili ka kaluar në Juventus./IndeksOnline/