75 Mall Live Search
12:44 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / L A

Carvajal tregon se ka marrë një mesazh mbështetës nga Simeone

Dani Carvajal aktualisht gjendet jashtë fushave të blerta.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, kishte pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen ndaj Villarrealit, ku kishte këputur ligamentet.

Dhe Carvajal, tregoi se kishte marrë një mesazh nga trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

“Kishte një mesazh pas lëndimit tim që më befasoi këndshëm, dhe ishte nga Simeone”.

“Një person që e do futbollin dhe të cilin e admiroj shumë, pavarësisht rivalitetit, natyrisht. E mbaj mend atë mesazh si një moment të veçantë. I dërgoj një përqafim të madh”, shprehet Carvajal.

Ky vit ka qenë një vit spektakolar për Carvajal, pasi që kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën me Realin, si dhe “Euro 2024” me Spanjën, ku përveç saj ai doli po ashtu i katërti në renditjen për “Topin e Artë” të këtij viti./IndeksOnline/