CAS e detyron Sevillën t’i paguaj Nancyt 3.7 milionë pasi i shiti Barcës një futbollist

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi ditën e sotme që klubi i Sevillës t’i paguajë klubit francez Nancy 3.7 milionë euro për transferimin e lojtarit të Barcelonës Clément Lenglet në janar të 2017.
Sipas kontratës, Nancy ka firmosur që të përfitojë 12% të vlerë së transferimit të 24-vjeçarit në çdo skuadër, por Sevilla u justifikua se nuk kishte asnjë detyrim ligjor për të paguar më tepër Nancyn pasi kishte paguar klauzolën e largimit të lojtarit. /IndeksOnline/