Casemiro mirënjohës ndaj Nistelrooyt, e quan legjendë

Mesfushori brazilian, Casemiro, e ka përshëndetur Ruud Van Nistelrooyn i cili u largua nga Manchester Unitedi.
Holandezi shërbeu si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Erik ten Hagut, mirëpo u largua pas ardhjes së Ruben Amorimit si kryetrajner.
“Përgjithmonë mirënjohës. Legjendë”, ka shkruar Casemiro në Instagram.