Casemiro njofton largimin nga Manchester United
Futbollisti i Manchester United, Casemiro do të përfunoj aventurën te ”Djajtë e kuq”.
Braziliani përmes një njoftimi në Instagram, ka njoftuar largimin nga Manchester United në fund të këtij sezoni, atëherë kur i përfundon kontrata, shkruan IndeksOnline.
33-vjeçari ka katër vite që është pjesë e United, por nuk ka treguar se çfarë do të ndodh në të ardhmen.
”Të dish kur një etapë vjen në fund.
Të dish kur është koha të thuash lamtumirë, kur ndjen se do të mbetesh përgjithmonë në kujtesë dhe i respektuar.
Katër muaj për të dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe për qëllimin tonë.
Respekt dhe dashuri të përjetshme për Manchester United dhe tifozët e tij të mrekullueshëm.
Përgjithmonë Djall i Kuq.”, ka shkruar Casemiro./IndeksOnline/

