Casemiro rikthehet në “Bernabeu”!
Mesfushori brazilian, Casemiro ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet afër stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Lojtari i Manchester Unitedit ka vizituar stadiumin e ish-klubit të tij, Real Madridit, shkruan Indeksonline
Nuk dihet ende arsyeja, por futbollisti i Kombëtares së Brazilit foton që e publikoi shihet nga zyrat e agjentëve të klubit madrilen.
Kujtojmë që Casemiro ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2026./Indeksonline/
📲 𝗡𝗘𝗪: Casemiro has returned to the Bernabeu! 🏟️ pic.twitter.com/3G9xib39kp
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) November 20, 2025

