Casemiro rikthehet në Spanjë, bëhet aksionar në klubin spanjoll

Mesfushori brazilian i Manchester Unitedit, Casemiro rikthehet në Spanjë por jo në cilësinë e lojtarit.
Braziliani, i është bashkuar klubit të sapo ngritur në ligën e tretë të Spanjës Fc Marbella si aksionar.
Kështu e ka shpjeguar Marbella në një deklaratë.
“Entuziazmi dhe angazhimi që Casemiro demonstron me projektin e Marbella FC është i dukshëm me përfshirjen e tij në strukturën aksionere të klubit. Jo vetëm Marbella, por edhe i gjithë qyteti, ndihen krenarë që një atlet i dimensionit të tij global dëshiron t’i përkasë familjes sonë”- u deklarua klubi./IndeksOnline/