Casemiro zbulon një moment interesant me Ancelottin: Na la vetëm në dhomat e zhveshjes!
Casemiro ka ndarë një histori interesante për mënyrën unike se si Carlo Ancelotti menaxhon skuadrat në momentet me më shumë presion.
Mesfushori brazilian kujtoi një episod nga ndeshja vendimtare ndaj Paraguait, ku Brazili kishte mundësinë të siguronte kualifikimin për në Kupën e Botës, shkruan Indeksonline
“Kundër Paraguait, nëse fitonim, siguronim Botërorin. Në pushimin mes pjesëve, Carlo Ancelotti erdhi në zhveshtore dhe tha: ‘Do të dal të pi një cigare për pesë minuta, ju flisni mes vete.’”
🗣️ Casemiro: “Against Paraguay, if we won we would reach the World Cup.
— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 12, 2026
At halftime, Carlo Ancelotti comes and says ‘I will go smoke for 5 minutes, you guys talk’.
He comes back, speaks, and everyone says ‘ok, ok’ this guy is amazing.” @RioMeets 😂 pic.twitter.com/WBk0H0k07e
Sipas Casemiros, qetësia dhe karizma e trajnerit italian ndikuan menjëherë te skuadra, edhe në një moment me presion të madh.
“Kur u kthye, foli me ne dhe të gjithë thamë: ‘Ok, ok… ky njeri është i jashtëzakonshëm’”./Indeksonline/

