08:03 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Casillas: Do të kisha dashur edhe unë një lamtumirë si ajo…

Portieri i Porto-s Iker Casillas ka folur në një event dhe është shprehur se do të kishte dashur një lamtumirë te Real Madrid, si ajo e Iniesta-s te Barcelona.

“Jam i sigurt se në të ardhmen do të ketë një pajtim. Nuk jam xheloz, fatmirësisht akoma po luaj futboll, kam gjetur një vend ku jam i lumtur dhe nuk jam në faqet e para të gazetave.

“Të gjithë do të kishim dashur një lamtumirë si ajo e Iniesta-s. Jam i lumtur për kolegët e mi,” shprehet Casillas.

“Sa herë që jam në Madrid, shkoj në Bernabeu për t’i mbështetur. Jam 37 vjeç dhe 34 prej tyre kam qenë tifoz i tyre. Një rikthim te klubi, nuk i dihet. Kam luajtur për një kohë të gjatë te Madrid. Nëse më telefonojnë normalisht që do të kthehem.

Por për momentin jam akoma duke luajtur futboll, mbase në të ardhmen.”