Casillas do të rikthehet tek Real Madrid

Iker Casillas kthehet te Real Madrid. Sipas Marca-s, portieri do të kthehet te klubi historik në rolin e drejtuesit.
Casillas do të kthehet te Real Madrid në rolin e këshilltarit dhe, edhe pse pozicioni i tij do të përcaktohet në javët e ardhshme, në Spanjë ka entuziazëm për kthimin e tij.
Ish-ylli i madrilenëve nuk luan nga viti i kaluar kur u godit nga një infarkt atë një stërvitje me Porto-n.
Nga ai ai moment ka filluar të bëjë drejtuesin e skuadrës portugeze, duke zhvilluar një rol ndërmjetësi mes skuadrës dhe drejtuesve.
Gjatë eksperiencës me Porto-n, Casillas ka luajtur 156 ndeshje, duke pësuar 116 gola./IndeksOnline/