11:17 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Casillas në Serie A?

Iker Casillas do të largohet nga Porto në fund të këtij sezoni. 36-vjeçari nuk e ka ndërmend të pensionohet, kështu është duke menduar për të ardhmen.

Ish-kapiteni i Real Madridit, fitues i 3 titujve të Ligës së Kampionëve dhe 5 të La Ligas, dëshiron që karrierën ta vazhdoj në Serie A, transmeton IndeksOnline.

Casillas ka oferta edhe nga Liga Amerikane MLS, por Italia i duket një opsion i mirë për ta vazhduar karrierën profesionale.

Portieri spanjoll shumë lehtë mund të përfundoj në Milan, klub ky që gjatë verës me shumë gjasa do ta humb portierin Donnarumma../IndeksOnline/