Casillas tregon biseden me Leo Messin kur pësoi sulm në zemër

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Caslillas kishte pasur një sulm në zemër në vitin 2019.
Ai tregoi një moment prekës të asaj kohe, telefonatën që morri nga Leo Messi, shkruan IndeksOnline.
Gardiani spanjoll tha se nuk e priste një telefonat të tillë nga ish-futbollisti i Barcelonës, ku ishte i befasuar për këtë.
”Në vitin 2019, unë kisha sulm në zemër dhe më dërguan në spital. Të nesërmen, e mora një thirrje nga një numër i panjohur. U përgjigja dhe në linjë telefonike ishte Messi.
Ai më tha, ‘Hey Iker, unë nuk e kisha numrin tënd, por e mora atë prej Piqué. Shpresoj që të bëhesh më mirë sa më shpejtë. Ta dërgova një buqetë me lule, shpresoj të të pëlqejnë ato.
Sinqerisht, u mahnita nga përulësia e tij. Ai nuk kishte nevojë dhe nuk e kishte obligim të më thërriste: ne nuk ishim shokë më herët.
Jo vetëm një lojtar special, por edhe një person special!”, deklaroi Casillas./IndeksOnline/