12:55 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Cassano: “Badihava” Ronaldo, Champions Leaguen e fiton Barcelona

Antonio Cassano ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk do ta bëj Juventusin skuadër favorite në Ligën e Kampionëve.

Ish ylli italian ka thënë se e sheh Barcelonën skuadër favorite në këtë garë.

“Juve kanë bërë biznes duke blerë lojtarin e dytë më të mirë në botë. Por, kjo nuk do të thotë se ata janë favoritët në Ligën e Kampionëve. Aty ku luan Messi, ajo skuadër gjithmonë është favorite dhe për këtë unë e shoh Barcelonën pretendente kryesore. Sa i përket Series A, unë mendoj se Ronaldo do të shënojë 40 gola” ka thënë Cassano./Indeksonline/